“Kartat e manifestimit” të Antigona Behramit nisin shtegtimin në gjithë botën

21 dhjetor 2023 | 09:53

Antigona Behrami, autorja e disa librave best sellerë, këtë fundvit ka përgatitur një projekt të ri dhe mjaft të veçantë. “Kartat e manifestimit” të saj që nga mbrëmë kanë nisur të shpërndahen anekënd botës. Sipas saj, qysh mbrëmë, deri në orët e hershme të mëngjesit, ka punuar një ekip i madh për t’i mbështjellë dhe për t’i shpërndarë mijëra pako të “Kartave të manifestimit” gjithandej botës.

Behrami ka njoftuar se nesër (22 dhjetor) do të mbajë një seminar në “Hotel Palace” në Vushtrri, kurse me datë 28 dhjetor një seminar në “Swiss Diamond” në Prishtinë.

Kutia me “Kartat e manifestimit” përmban një broshurë informuese për përdorimin e 62 kartave që gjenden të renditura brenda kutisë. Ja çfarë shkruan Behrami në broshurë:

KARTAT E MANIFESTIMIT

E dashur_______________________,

I dashur_______________________,

Kartat e manifestimit, këto që i keni në duar, janë mjaft të rëndësishme për jetën tuaj. I kam provuar unë, do t’i provoni edhe ju, se çdo dëshirë të zjarrtë që keni, do të mund ta realizoni nëpërmjet tyre në mënyrë shumë të thjeshtë dhe shumë praktike.

Duke e ndjekur rrugën e manifestimit, sa herë që isha në shtëpi, sa herë që dilja jashtë për shëtitje dhe për punë, gjithmonë me vete në xhep, në portofol, në çantë merrja një copë letër dhe me vetëdije të plotë shkruaja në të ato që i dëshiroja, që i mendoja, që i pëlqeja. E kisha bashkudhëtare. Bashkëshort. Mike. Mik. Të dashur. Sikur ndieja një frymë force të saj. Një ngrohtësi të pazakontë. Një ndjesi të veçantë. Po, sepse ajo letër ma jepte energjinë e duhur për atë që dëshiroja të krijoja. E kur i realizoja dëshirat, vëreja se rezultati vinte shumë më shpejt sesa që më vinte kur nuk kisha një letër me vete dhe pranë vetes.

Atë që krijoj e nis gjithmonë nga dashuria se si ta bëj. Gjithçka që dua të bëj për të arritur sukses, së pari e praktikoj vetë, pastaj përpiqem në mënyrën më të mirë të mundshme e më të kuptueshme t’ua transmetoj të tjerëve, t’jua transmetoj juve.

Po jua kujtoj se që dymbëdhjetë vjet mbaj, mbaj edhe sot, letër pranë dhe me vete për ta ngrehur energjinë pozitive sa më lart. Duke ndier atë energji me anë të letrës dhe duke parë suksesin tim ndër vite, ditë pas dite e natë pas nate krijova 65 karta për veten, për fëmijët e mi, për miqtë e mi të cilët kërkojnë dhe duan ndryshim në jetën e tyre. Padyshim ndryshimin do ta gjeni këtu. Edhe lirinë do ta gjeni në këtë mes. Edhe mënyrën e manifestimit.

Për çdo ditë, kudo që niseni të shkoni, do ta zgjedhni dhe ta merrni një kartë me vete nga kjo kuti. Do ta shikoni, do ta lexoni disa herë në ditë, e kur të shkoni për të rënë në gjumë, do ta shkruani në fletore mesazhin e kartës që keni përzgjedhur gjatë ditës. Nëpërmjet saj ju do t’i ndryshoni vibracionet tuaja, patjetër edhe mënyrën e transmetimit të energjisë për krijim. Letrat, në çdo mbrëmje, përziejini dhe futini në kuti. Të nesërmen merrni prapë një tjetër. Edhe nëse e merrni prapë të njëjtën e një dite më parë, merreni me vete. Ajo ju jep mesazhin e gjendjes suaj.

Binduni, ju jeni të pakufizuar, prandaj pas zgjedhjes së 65 kartave ditë për ditë nga një, pas ndryshimit që do ta vëreni në jetën tuaj, do ta pranoni se ju keni fuqi të madhe brenda vetes, se duhet ta zgjoni atë fuqi me vetëdije dhe të jeni i kujdesshëm gjatë ditës nga po e drejtoni atë fuqi. Karta që do të përzgjedhni do të jetë mesazh për ju çfarë të bëni gjatë ditës. Çfarë të mendoni dhe çfarë të ndieni. Atë që lexoni në kartë do ta përsëritni gjatë ditës sa herë që keni mundësi, kurse në mbrëmje mos harroni ta shkruani falënderimin në fletore për jetën tuaj dhe dëshirën që dëshironi t’ju plotësohet ose që ju është plotësuar.

Sa e lumtur jam që e krijova këtë mrekulli për vete dhe për ju, e cila ka shumë fuqi dhe do të jetë një ndër dhuratat më të bukura që mund t’i bëni vetes dhe njerëzve që i doni e që dëshironi t’ua ndryshoni jetën. Ky set me karta mund të bëhet shpëtim për ju siç është bërë për mua. Mesazhin e saj lexojeni, analizojeni dhe falënderoni. Ndiejeni atë që Zoti ka lëshuar në dorën tuaj po qe se dëshironi realizim të manifestimit.

Këto karta të manifestimit do t’ju shtyjnë të vibroni duhur. Gjatë leximit të tyre vibracioni juaj, nëse nuk ka qenë, do të shkojë drejt vibrimit të duhur. Sa më shumë që ia kujtoni vetes kartën dhe mesazhin brenda saj, do t’ju mundësohet lidhja me fuqinë e lartë, sepse do të ndieni se po filloni ta krijoni me vetëdije të plotë dëshirën tuaj.

Bëhuni i/e vetëdijshëm/e se keni lindur i/e pasur dhe po me vetëdije po tërhiqni në jetën tuaj këto bukuri që janë brenda jush. Kur të tjerët kanë një jetë të mirë e të plotësuar, çfarë keni ju që s’mund ta keni të njëjtën?! Pos të menduarit dhe përsëritjen e gjërave negative, asgjë s’ju ndalon! Patjetër, me përdorimin e këtyre kartave do ta keni mundësinë që me vetëdije të plotë manifestuese të jeni ai/ajo që doni. Kartat, me kalimin e ditëve, me shprehjen e dëshirës për to, do t’i bëni pjesë të pandashme sepse bartin në vete fuqinë e manifestimit.

Eksplorojeni botën tuaj të brendshme, se është tepër e mirë.

Bashkë me ju po nis rrugëtimin e manifestimit.

Ju uroj suksese pa fund!

Shumë dashuri dhe bekime nga zemra ime.

Përgjithmonë e juaja, ANTIGONA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vrasja e Liridona Murselajt, rast për të cilin janë arrestuar…