Kastrati viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë

11 mars 2024 | 13:28

Në ditën e parë të fillimit të muajit të Ramazanit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe nënkryetari Vesel Krasniqi vizituan sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë, ku janë pritur nga kryetari Sead Paçarizi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për t’u uruar fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, ndërsa janë falënderuar nga ana e Paçarizit dhe janë dërguar mesazhe urimi te qytetarët, duke i uruar agjërim të lehtë, shëndet e begati dhe pranim të agjërimit për të gjithë besimtarët pa dallim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fabrikë është përfshirë nga zjarri sot në Parkun e…