Katër gjyqtarë nga Kosova, pjesë e “Tarragona 2018”

08 qershor 2018 | 16:56

Listës së gjerë të sportistëve dhe trajnerëve të Kosovës për në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, i janë shtuar edhe katër gjyqtarë me licencë ndërkombëtare.

Pas ftesës së ardhur nga organizatori i këtyre lojërave, KOK-u në bashkëpunim me federatat, bazuar edhe në numrin e sportistëve të tyre pjesëmarrës, ka vendosur të dërgojë gjyqtarët: Latif Demolli (boks), Valon Nikçi (volejboll në rërë), Ardian Muhadri (karate) dhe Abedin Bahtiri (pingpong).

Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” mbahen në Tarragona të Spanjës, prej 22 qershor deri 1 korrik 2018. Krahas gjyqtarëve, Kosovën e përfaqësojnë edhe 40 sportistë të 12 sporteve të ndryshme dhe 13 trajnerë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionati Botëror i futbollit është kompeticioni që u siguron të…