
Katër skuadrat angleze që sonte kërkojnë kualifikimin tutje në FA Cup
28 shkurt 2024
| 10:50
Sonte (e mërkurë) zhvillohen edhe katër ndeshje tjera në fazën e 1/8 së finales në kompeticionin më të vjetër në planet, FA Cup.
Duke filluar nga ndeshja, Chelsea – Leeds United nis spektakëli i ndeshjeve në Angli.
Pas humbjes në finalen e Carabao Cup, Pochettino me djemtë e tij kërkojnë kualifikimin në çerekfinale, por si kundërshtar kanë londinezët.
Tri ndeshjet tjera, zhvillohen në mes të Nottingham Forest – Manchester Unitedit, Wolves – Brighton dhe Liverpool – Southampton, kjo e fundit fillon nga ora 21:00.
Kujtojmë që mbrëmë kualifikimin tutje e kanë siguruar: Leicester City, Manchester City, Conventry dhe Newcastle United.