Dështon seanca gjyqësore ndaj Xhelal Sveçlës, mungoi Fitore Pacolli

28 shkurt 2024 | 10:48

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është paraqitur përpara trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Mirëpo ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore  ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes Fitore Pacolli dhe Salih Zyba dhe Drita Millakut.

Seanca është shtyrë për të premten për shkak të mungesës së Fitore Pacollit.

Lidhur me këtë, gjyqtari ka bërë me dije se nëse Pacolli nuk merr pjesë në seancën e ardhshme, ajo do të sillet  me detyrim.

Sveçla dyshohet të ketë hedhur gaz lotsjellës në një seancë të Kuvendit në pranverë të vitit 2018.

Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës po mbahej seancë për votimin e draftit të demarkacionit me Malin e Zi, teksa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, aso kohe në opozitë, hodhën gaz lotsjellës për të penguar votimin.

Dyshohet se përveç Sveçlës, në këtë seancë ka hedhur gaz lotsjellës edhe Fitore Pacolli, Salih Zyba dhe Drita Millaku.

Hedhja e gazit lotsjellës konsiderohet si vepër penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, për të cilën një i dyshuar mund të dënohet nga 1 deri në 8 vite burg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky,…