KB Trepça vjen me një reagim pasi e humbi finalen ndaj Pejës

19 maj 2023 | 11:21

KB Trepça mbrëmë u mposht në finale nga Peja me rezultat 93:91 duke e humbur mundësin të shpallet kampione e Kosovës në basketboll.

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme dhe shumë emocionuese, të cilës iu nevojitën shtesat për ta përcaktuar fituesin dhe kampionin në këtë rast.

Pas përfundimit, Trepça bëri një reagim në faqen e tyre në Facebook.

Reagimi i KB Trepçës:

Të nderuar tifozë e përkrahës

Sonte e përfunduam një edicion garues, që megjithatë është për ta vlerësuar. Luajtëm të gjitha finalet, fituam trofe, kthyem interesimin për basketbollin në vend dhe sollëm gëzime e emocione. Sonte na mungoi fati dhe titullin e fitoi rivalja jonë, Peja. E urojmë që kishte më shumë fat dhe fitoi titullin e kampionit në një garë të fortë e të barabartë.Duke vlerësuar përkrahjen e secilit prej jush, ju falenderojmë përzemërsisht.Ne jemi ende në rritje. Gjëra edhe më të mëdha na presin prej fillimit të edicionit të ardhshëm.Trepça është e madhe. Me ju në krahë do të luajmë edhe shumë e shumë finale. Do sjellim edhe shumë emocione e krenari.Jemi krenarë që një qytet kemi prapa. Kërkojmë falje që sonte nuk ju gëzuam, por ju premtojnë: shumë gëzime do të keni nga ne.Trepça, krenari. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte prej orës 20:00 në palestrën e qytetit në Istog…