KB Trepça zyrtarizon transferin Brandon Edwards

31 janar 2024 | 13:27

KB Trepça e ka prezantuar transferin e ri Brandon Edwards. Basketbollisti amerikan ka nënshkruar me gjelbër e zinjtë dhe do të jetë pjesë e tyre në pjesën e mbetur të edicionit.

Edwards së fundmi luajti në Hong Kong, derisa më parë ka bërë karrierë edhe në Francë, Arabinë Saudite, Izrael, Finlandë e Spanjë. Edicionin e shkuar në Francë, Edwards ka luajtur me një mesatare prej dhjetë pikëve dhe pesë kërcimeve për ndeshje.

“Të përkushtuar për të vazhduar me ecuri pozitive, kemi angazhuar edhe një lojtar. Brandon Edwards është ardhja më e re në ekipin tonë. Edwards është 32-vjeçar, ka përvojën e duhur dhe luan në pozitat 4 e 5. Më shumë cilësi e forcë afër koshit, në rrugëtimin drejt trofeve të radhës. Mirësevjen në familjen gjelbër e zi Edwards”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të përfaqësohet me tre boksierë e një boksiere…