KB Ylli përforcohet me Aaron Jones

23 shkurt 2024 | 23:09

Aaron Jones i është bashkuar ekipit të drejtuar nga Petar Mijoviq.

Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar marrëveshjen me amerikanin këtë të premte.

Klubi nga Theranda nuk zbuloi detaje nga marrëveshja, apo nga karriera e lojtarit.

Jones luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 206 centimetra.

30-vjeçari së fundi ishte pjesë e Karditsas në Superligën e Greqisë.

Ai karrierë ka bërë edhe në Turqi, Spanjë, Itali e Francë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmësi i Franco Fodas, Robert Ibertsberger, është deklaruar rreth punës…