KDI-ja dënon gjuhën dhe sjelljet joparlamentare të deputetëve ndaj kryetares së Kuvendit

10 korrik 2020 | 22:55

Instituti Demokratik i Kosovës ka dënuar gjuhën dhe sjelljet tërësisht joparlamentare të përdorura nga ana e deputetëve gjatë diskutimeve lidhur me projektligjin për rishikim të buxhetit, gjatë seancës së sontme.

“KDI vlerëson që me sjelljen dhe veprimet e tyre, deputetët kanë penguar Kryetaren e Kuvendit për të ushtruar funksionet e saj, të përcaktuara me Rregulloren e Punës, duke shkaktuar dhe ndërprerjen e punimeve të seancës”.

“Rregullorja e Punës i jep autoritet kryetares së Kuvendit për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e seancës dhe për t’ia tërhequr vërejtjen deputetëve që nuk i respektojnë rregullat dhe përdorin gjuhë dhe sjellje joparlamentare”, thuhet në reagimin e KDI-së.

KDI-ja kërkon që ndaj deputetëve që penguan punimet dhe mbarëvajtjen e seancës, si dhe nuk respektuan autoritetin e kryetares së Kuvendit, të ndërmerren masa disiplinore në përputhje me Rregulloren, në mënyrë që situata të tilla të evitohen në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avni Dehari Këto ditë Shtëpia botuese "Artini" në Prishtinë botoi…