Kearns flet për veriun: Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit

26 shtator 2023 | 08:12

Deputetja britanike Alicia Kearns ka thënë se ka shumë fakte që duhen vërtetuar pas vrasjes së një polici kosovar në një sulm të organizuar terrorist të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Por, sipas saj, mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit.

Përmes një postimi në platformën X, deputetja Kearns është shprehur se llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për ta vendosur drejtësinë dhe ekuilibrin në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe Kosovës.

“Shumë fakte që duhen vërtetuar pas vrasjes së një polici kosovar, por mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit, kështu që llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vendosur drejtësinë dhe ekuilibrin në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj Serbi-Kosovë”, ka shkruar ajo.

Më 24 shtator një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë, zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë tre sulmues dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, konfirmuan autoritetet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konflikti i armatosur në Banjskë, ku mbetën të vrarë katër…