Kearns shpërndan alarmin e Zelenskyt: Kemi përgjegjësi për Ballkanin

17 nëntor 2023 | 11:08

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shpërndarë një video të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy, i cili paralajmëroi se Rusia po planifikon luftë të re e në rrezik është Ballkani.

Duke shpërndarë këtë video ajo ka përsëritur shqetësimet që i pati bërë publike muaj më parë.

Të enjten, Zelensky ka bërë thirrje për më shumë vëmendje për Ballkanin, përfshirë Kosovë, pasi që sipas tij ka informacione se Rusia po planifikon që ta nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

“Kam paralajmëruar vazhdimisht se ne duhet ta gjejmë përkushtimin tonë në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është në fqinjësinë tonë dhe kemi përgjegjësi historike. Unë kam paralajmëruar në qershor se çfarë mund të shohim në Kosovë, por u hodh poshtë. Fatkeqësisht, shqetësimet e mia u bënë realitet”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ndeshja e madhe e Kombëtares shqiptare. 17 nëntori pritet…