KEDS-i fik dritat e veta, kërkon të ndiqet ky shembull edhe nga të tjerët (foto)

17 gusht 2022 | 23:17

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS, ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.

Dhe ky shembull është dhënë prej tyre duke mos lënë drita të ndezura nëpër objektet ku ndodhen zyrat e kësaj kompanie.

“Ky është një shembull se si duhet të duken të gjitha objektet në të cilat nuk punohet gjatë natës. Çdo dritë e fikur luan rol të madh, çdo kilovat i kursyer mundëson që të gjithë ne të kemi më shumë energji elektrike – atëherë kur na nevojitet më së shumti. Kërkojmë që edhe të tjerët ta ndjekin këtë shembull”, ka njoftuar KEDS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja Donika Kadaj ka njoftuar në llogarinë e saj në…