KEDS investon edhe në Raushiq të Pejës

22 mars 2018 | 15:57

Në kuadër të master planit investiv, KEDS ka investuar edhe në fshatin Raushiq të komunës së Pejës. Banorët kanë përfituar shtylla të reja të betonit, trafo të reja dhe përçues të rinj e kualitativ. Cilësia e energjisë elektrikëështë përmirësuar dhe kanë përfituar 174 ekonomi familjare e biznesore.

 

Janë vendosur 157 shtylla të reja të betonit për tension të ultë, 36 për tension të mesëm, 5 mijë e 500 metra kabllo të tensionit të ultë dhe 1 mijë e 900 metra kabllo të reja për tension të mesëm. Për këto investime ka folur zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Ky investim tregon përkushtimin e KEDS-it që të rrisë kualitetin e shërbimeve për të gjithë qytetarët anekënd Kosovës. Intensiteti i investimeve nuk do të ndalet as këtë vit, përkundrazi do të rritet.  Në të gjitha zonat ku është investuar, rrjeti është në standardet më të larta. Ndërprerjet nga faktorët eksternë, sidomos ata atmosferikë, në këto lokalitetet i takojnë të kaluarës. Pra, siguria e furnizimit me energji elektrike është rritur ndjeshëm”, tha Buzhala.

Investimet janë të pandërprera dhe në rritje të vazhdueshme.

Për investimin në Raushiq, Buzhala tha që në kuadër të këtij projekti është vendosur një trafoblindë dhe dy trafo të reja dhe se janë hequr të gjitha shtyllat e vjetra, që më herët kishin paraqitur problem.

“Trafokulla e vjetër është zëvendësuar me një trafoblind të re 400 kVA.  Poashtu janë vendosur edhe dy trafo të reja njëra 250 kVA dhe tjetra 160kVA. Gjithashtu, shtyllat e vjetra të drurit janë zëvendësuar me shtylla të reja të betonit dhe janë hequr komplet përçuesit e zhveshur, pa izolim të cilët kanë qenë të rrezikshëm për banorët. Ato janë zëvendësuar me kabllo bystek të izoluara ku shkalla e rrezikshmërisë është zero”, deklaroi Buzhala.

174 ekonomi familjare e biznesore kanë përfituar drejtpërdrejtë. Është rritur kualiteti në furnizim dhe është evituar rreziku dhe ndikimi është i madh në rënien e humbjeve.

 

Në mesin e174 përfitueseve nga ky projekt i KEDS-it është edhe Rexhë Veselaj. Veselaj thotë se ajo që është punuar edhe shihet. “Po, në shtylla është shumë e vërtetë, janë vënë të reja e shihni, edhe trafot po ashtu. Kjo ka qenë shumë e nevojshme dhe ne presim që edhe pjesa tjetër e kësaj ane të Raushiqit të përfitojë investime nga KEDS-i. Funksionin e kryejnë mirë, ka bere mirë qe e kanë bërë ndarjen me trafo”, thotë Veselaj.

Edhe Rexhep Cocaj nga Raushiqi shprehet se investimi është i dukshëm sa i përket shtyllave, rrjetit dhe trafove. “Rrjetin e kanë sjellë bashkë me shtylla dhe trafo të reja. Në përgjithësi është investuar sepse më përpara s’ka pasur fare investim”, tha Cocaj.

 

Plani Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes është një master plan i KEDS-it që parasheh investimin e 300 milionë eurove në rrjetin distributiv elektrik të Kosovës deri në vitin 2025. Përmes këtij master plani KEDS mëton të rinovojë rrjetin elektrik dhe ta bëjë atë të ngjashëm me rrjetet elektrike të shteteve të zhvilluara evropiane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka mbajtur të…