KEDS rrit kualitetin e shërbimeve për mbi 100 mijë konsumatorë përmes investimeve në nënstacione

21 shtator 12:01

KEDS është duke realizuar një ndër investimet më të rëndësishme në rrjet, atë të modernizimit dhe digjitalizimit të shtatë nënstacioneve që ka nën menaxhim. Përmes këtij investimi mbi 100 mijë konsumatorë do të kenë siguri më të madhe në furnizim me energji elektrike, kualitet më të lartë dhe më të qëndrueshëm të shërbimeve, si dhe rritje të kapaciteteve energjetike.

Në këto nënstacione janë duke u vendosur pajisjet më bashkëkohore, po vendosen pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë. Aktualisht këto investime po realizohen në nënstacione që përfshijnë: Prishtinën, Ferizajn, Obiliqin, Malishevën, Prizrenin, Shtimen dhe Gjilanin. Pas përfundimit të tyre, KEDS do të vazhdojë modernizimin edhe të nënstacioneve tjera, deri në finalizimin e plotë të tyre.

Drejtori i Sistemit të Operimeve në KEDS, Bujar Jupaj, theksoi se investimet milionëshe do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve kualitative, nga të cilat do të përfitojnë mijëra qytetarë.

“Duke marrë parasysh se KEDS ka trashëguar një rrjet të vjetër të energjisë elektrike, janë ndërmarrë veprime të menjëhershëm të investimeve në nënstacione për modernizimin dhe digjitalizimin e rrjetit për të vetmen arsye, që konsumatorët të përfitojnë shërbime më efikase dhe më kualitative të energjisë elektrike. Investimet e tilla janë duke ndodhur në disa nënstacione, që kapin shifra milionëshe, nga të cilat përfitues të drejtpërdrejtë janë qindra-mijëra konsumatorë”, tha Jupaj.

Investime në nënstacione janë realizuar edhe më parë, ku KEDS-i ka digjitalizuar të gjitha përmes sistemit SCADA, duke mundësuar komandim nga distanca dhe përfitime të mëdha për të gjithë konsumatorët e KEDS-it. Paralel me të, kompania ka lansuar edhe programin Kosovanet për monitorimin dhe menaxhimin e tërë infrastrukturës të rrjetit dhe fuqisë punëtore, përmes së cilit shihet në kohë reale çdo lëvizje në rrjetin elektrik.

Investimet e tilla janë përmbushje e misionit të KEDS-it, që ka për synim ta ndriçojë Kosovën me infrastrukturën më moderne, me teknologjitë më bashkëkohore dhe më efiçiente.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të…