Këndellet Prishtina, vetëm dy pikë larg liderit

25 shtator 2019 | 20:00

FC Prishtina, me emërimin e Armend Dallkut në postin e trajnerit, ka filluar të këndellet dhe të ngrihet në renditjen tabelore në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit e mposhtën skuadrën e Dukagjinit (2-0) tri ditë pasi e kishin mposhtur edhe Gjilanin (2-1) në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në minutën e shtatë golin e parë në ndeshje për Prishtinën e shënoi mesfushori Meriton Korenica, i cili pas një harkimi me kokë realizoi për 1-0.

Gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë për 2-0 u përkujdes Leonit Abazi. Rastet nuk munguan edhe në vazhdimin e ndeshjes nga të dyja skuadrat, por gola të tjerë nuk pati. Pas kësaj ndeshje skuadra “bardhekaltër” ngrehet në pozitën e gjashtë me 10 pikë, dy pikë më pak se Feronikeli dhe Gjilani që ndajnë dy pozitat e para. Ndërsa Dukagjini, edhe pas gjashtë xhirosh, është skuadra e vetme që nuk ka shënuar fitore e as gol, kurse ka grumbulluar vetëm një pikë.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë Popullore Evropiane (PPE) që janë grupi më i madh…