Këngëtarja fton fansin në skenë dhe më pas e urinon në fytyrë

16 nëntor 2021 | 15:36

Të pranishmit në festivalin e muzikës rock, “Rockville” mbetën të tronditur gjatë një performance të grupit Brass Against, kur këngëtarja e grupit, Sphia Urista ftoi në skenë një fans, të cilit pak minuta më vonë duket se i urinoi në fytyrë.

Grupi i njohur për interpretimin e këngëve nga grupe të tilla si Soundgarden dhe Black Sabbath po performonin një interpretim të “Wake Up” të “Rage Against the Machine” kur ndodhi i gjithë “incidenti”.

Pasi ftoi një fans në skenë, Urista e udhëzoi të shtrihej. Ajo më pas uli pantallonat e saj dhe u shfaq duke urinuar në fytyrën e tij, ndërsa ende performonte këngën.

Të pranishmit në shfaqjen në Daytona Beach të Floridas dhe njerëzit që më pas panë klipet në internet e quajtën momentin “të neveritshëm”.

Grupi me bazë në Nju Jork ka kërkuar falje dhe tha se Urista “ishte nxituar”.

“Kaluam bukur mbrëmë në Mirësevini në Rockville. Sophia u rrëmbye. Nuk e prisnim që të ndodhte dhe nuk është diçka që do ta shihni përsëri në shfaqjet tona. Faleminderit Daytona”, shkroi grupi në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër konferencë e Open Ballkan do të mbahet në…