Kepa: Kualifikohemi me penallti ndaj Realit

18 prill 2023 | 12:03

Kepa Arrizabalaga beson te një përmbysje e Chelseat ndaj Realit dhe merr si referencë sezonin e shkuar, se blutë ditën të përmbysin provizorisht kundër kampionëve në fuqi të Europës.

“Le të shpresojmë se mund t’i mposhtim ata. Situata vitin e kaluar në ‘Bernabeu’, kur ne po fitonim 3-0, kështu që padyshim që nuk ishte e lehtë dhe ishte një ëndërr. Ne nuk ia dolëm në fund, por kjo tregon se mund t’ia dalim. Kjo tregon se ne duhet t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe t’i bëjmë hap pas hapi. Ne nuk duhet të mendojmë për të fituar 3-0, por të përpiqemi t’i ndalojmë ata. Ata kanë aftësi të ndryshme”, tha gardiani spanjoll në konferencë, i cili shpreson që të paktën ndeshja të shkojë te penalltitë.

“Ne nuk kemi menduar shumë për penalltitë për këtë ndeshje. Jemi duke u fokusuar në fusha të tjera. Nëse arrijmë atje, dimë gjithçka. Kemi sulmues të mirë në këtë fushë. Ata janë duke stërvitur për penalltitë. Shpresojmë që të arrijmë në penallti, kjo do të thotë se fitojmë 2-0. Ne kemi nevojë për paraqitje më të mira se ajo që patëm në ‘Bernabeu’. Ne duhet të kontrollojmë më mirë kundërsulmet, të kalojmë më shumë kohë me topin dhe të krijojmë më shumë raste dhe të shënojmë gola. Ne duhet të jemi më klinikë në të dyja fushat. Ky do të jetë çelësi. Vizita e pronarit? Tod vjen në dhomën e zhveshjes çdo ndeshje. Unë nuk do të them atë që ai tha, është normale ajo që ai tha në dhomën e zhveshjes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 33 fitore në karrierën e tij, Max Verstappen ka…