Verstappen: Alonso është rivali më i fortë i sezonit, meritonte më shumë fitore e tituj

18 prill 2023 | 11:52

Me 33 fitore në karrierën e tij, Max Verstappen ka parakaluar një tjetër pilot që ashtu si ai ka dy tituj kampionë bote në Formula 1, spanjollin Fernando Alonso (32 fitore). Piloti holandez i Red Bull nuk e ka mohuar asnjëherë respektin që ka për Alonson, duke e konsideruar si rivalin më të rrezikshëm të këtij sezoni.

“Mendoj se Fernando duhej të kishte fituar më shumë gara në karrierën e tij. Ai meriton shumë më tepër nga sa ka arritur, ndaj do të isha shumë i lumtur nëse do të fitonte garën numër 33, njësoj si unë. Në një mënyrë, do të dëshiroja që ai të fitonte më shumë. Të shohim në garat e ardhshme”, ka thënë Verstappen.

“Fernando mund të na krijojë mjaft telashe në pistë, pasi ka një makinë të shpejtë dhe ka përvojën e mjaftueshme për të fituar. Di të menaxhojë gomat e situatat, di të pilotojë dhe të parakalojë atëherë kur duhet. Mbetet një rival i vështirë, por do të isha i lumtur nëse ai do të fitojë sërish një garë”, ka deklaruar Verstappen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy nxënës janë goditur nga rryma në shkollën fillore “Faik…