Kërcënimet e Vuçiqit: Serbët gënjejnë si specialistë, por nuk bëjnë lojë…

14 nëntor 2020 | 18:43

Shkruan: Besim Zymberi – 

Kërcënimi i fundit i Vuçiqit, drejtuar shqiptarëve,  është edhe një  valëvitje e re e platformës shekullore serbe për zhdukjen-shfarosjen fizike e mentale të qytetërimit shqiptar!

Por, indikitiv mbetet momenti që zgjodhi Vuçiq për ta ritheksuar këtë patologji nacional-kulturore e shtetërore serbe.

Vuçiq, duket se është trimëruar shumë muajve të fundit, nga efektet e disa fitoreve politike e diplomatike serbe.

-Së pari, Vuçiq mund t’ia përshkruajë vetes si triumf, humbjen e idesë Gjukanoviq-iane në Mal të Zi. Rifaktorizimi ruso-serb atje, s’ka se si të mos e ketë trimëruar presidentin serb.

-Së dyti, Vuçiq beson se ia ka arritur që fytyrën patologjike serbe të krimit, t’ua projektojë shqiptarëve, nëpërmjet raportit barbar të Dik Martit, formimit të Gjykatës Speciale dhe së fundi, arrestimit të liderëve më të lartë të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës!

-Së treti, Vuçiq mendon që një acarim marrëdhëniesh ndërmjet BE-së dhe SHBA-së, ka qenë i mjaftueshëm që shtetet e fuqishme të Evropës Perëndimore, të jenë rikthyer bindshëm në shtratin e kompromiseve me Rusinë.

-Së katërti, Vuçiq-i,  ka lexuar një paqartësi simptomatike në disa orientime gjeopolitike të  Qeverisë së SHBA-së, të mjaftueshme që atij t’i krijojnë idenë e një ndryshimi  të mundshëm  pikëpamjesh të shtetit më të fortë në botë!

-Së pesti, Vuçiq, ka besuar se  shkuarja e disa shqiptarëve në Siri dhe pjesëmarrja e ndonjërit prej tyre në aksione terroriste, është e mjaftueshme që botës perëndimore, shqiptarët t’ia përshkruajë si një shoqëri me pritje radikale islamike. Rrjedhimisht, Vuçiq beson se Perëndimi nuk do të jetë indiferent ndaj këtij pretendimi dhe se do të jetë në anën e Serbisë!

-Së gjashti, Vuçiq, veçanërisht ështē trimëruar me fitoren absolute në zgjedhjet e fundit në Serbi, ku 243, nga 250 deputetë sa ka Parlamenti serb, janë nga partia e tij dhe e Daçiqit. Bëhet fjalë për një përbërje që do ta kishte zili secili diktator i botës. Dhe bota perëndimore, nuk u shqetësua fare për këte pikturë brutale naziste në mes të saj!

Pretentimet e thëna më lart, duket se tek Vuçiqi, kanë krijuar komoditetin e një legjimiteti të krijuar, për të deklaruar edhe një herë kërcënimin me shfarosje për shqiptarët!

Veçanërisht në 30 vjetët e fundit, arma që i ka shkrepur më së shumti Serbisë, ka qënë: kërcënimi dhe frikësimi i Evropës Perëndimore, me destabilizim të rajonit e veçanërisht në periudhat, kur kjo e fundit, më së paku e donte atë destabilizim!

Prandaj, pas fitores së Biden në SHBA, Vuçiq sikur deshi që më këtë kërcënim, përveç shqiptarëve, ta trembë edhe BE-në, për ta deryruar këtë të fundit në mbajtje të presionit ndaj SHBA-së, në favor të interesave serbe.

(Reagimi institucional kosovar ndaj kërcënimeve të Vuçiqit)

Presidendja dhe Qeveria e Kosovës, patën resksion të përulshëm ndaj kërcënimeve të Vuçiqit. Adresimi i ankesave vetëm te NATO, BE e SHBA, demobilizon shqiptarët plotësisht në ndjenjën e atdhedashurisë.

Nuk pat madje as dhe një takim formal të nivelit të lartë shtetëror, për të nxjerrë një përkufizim dhe reagim të fortë ndaj kërcënimeve shtetërore serbe!

Shteti i Kosovës, është dashur t’ia bëjë me dije vendosmërisht Serbisë se: Në rast të një sulmi eventual  kundër Kosovës, shqiptarët më nuk do të krijojnë një tregim të ri të një ekzodi biblik, porse do të barrikadohen me ndjenjën e triumfit, si luftëtarë, përgjatë tërë vijës kufitare me Serbinë!

Presidentja dhe Qeveria e Kosovës, duhet ta kuptojnë se,  me luftën e fundit, shqiptarët kanë më shumë përvojë, mē shumë guxim dhe shumë më tepër arsye që ta mbrojnë lirinë e shtetësinë. Aq më tepër kur Shqipëria është në NATO dhe, në Kosovë, NATO ka strukturat ushtarake, në kryen me ngrehinën monumentale që simbolizon shtetësinë e mbështetur tē Kosovës, kampin ushtarak amerikan “Bondsteel”!.

Sidoqofte, relativizimi i kërcënimeve serbe, përveç i papranueshëm, është edhe i rrezikshëm.

Kërcënimet serbe, janë e “vërteta” e vetme e tyre, ndonëse e ndërtuar mbi bazën e gënjeshtrave!

Rrjedhimisht, serbët janë gënjeshtarë të specializuar!

Por, gënjeshtrat e tyre, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë lojë!.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas gazetës madrilene AS, transferimi i Kylian Mbappe te Reali…