Kërcënohet me vdekje ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill

16 prill 2024 | 15:36

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill është kërcënuar me vdekje pas vizitës që ia ka bërë Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Novi-Sadit.

Kërcënimet janë paraqitur në rrjete sociale, pas publikimit të videos së Hillit me profesorin Dinko Gruhonjiq.

“Plumba për të dy”, është thënë në një nga mesazhet, siç ka raportuar portali “Autonomija”.

Fakulteti i Filozofisë ka njoftuar se Hilli ka vizituar këtë fakultet dhe më pas ka pasur tur në qendra mediatike, të ndërtuara me ndihmën e ambasadës amerikane.

Në njoftim është thënë se Hilli ka folur me profesorë e studentë për lirinë e medias në Serbi dhe kërcënimet që marrin gazetarët, profesorët e studentët në Novi-Sad.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është dominuar ambasador…