Kërcënohet nga vëllai, Pogba nis procedurë ligjore ndaj tij

28 gusht 2022 | 14:42

Paul Pogba ka ndërmarrë veprime ligjore kundër vëllait të tij, Mathias, i cili ka kërcënuar se do të bëjë zbulime tronditëse për yllin e Juventusit, agjentin e tij, Rafaela Pimenta dhe Kylian Mbappen.

Mathias Pogba ka publikuar një video në “Instagram” ku pretendonte se do të bënte zbulime në lidhje me vëllain e tij, i cili së fundmi është kthyer në Juventus nga Manchester United.

“Publiku francez, italian, anglez dhe spanjoll meriton të dijë disa gjëra”.

“Në thelb, e gjithë bota, duke përfshirë tifozët e vëllait tim, Francën, Juventusin dhe sponsorët e tij. Ata duhet të kenë informacionin dhe të marrin një vendim nëse ai meriton respekt dhe dashuri nga fansat. Nëse e meriton të luajë për Juventusin dhe një vend në skuadrën e Francës. Dua të hap sytë se cila është e ashtuquajtura gruaja më e fuqishme në futboll, të cilën vëllai im e quan mamin e tij të dytë”.

“Unë mendoj se ajo që do të them do të shqetësojë shumë njerëz. Do të them gjëra të rëndësishme për Kylian Mbappe. Shumë elementë dhe dëshmitarë konfirmojnë atë që do të them. Mund të jetë shpërthyes”, ka thënë Mathias.

Ndaj të gjitha këtyre pretendimeve dhe kërcënimeve, sipas informacioneve nga “Goal” Pogba ka hapur procedurë ligjore drejt vëllait të tij.

Pogba është rikthyer në Juventus këtë verë pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester United. Ai është kthyer në Torino gjashtë vjet pas transferimit të tij prej 100 milionë euro në “Old Trafford” në vitin 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi dy mijë prishtinas kanë hapur dyert e banesave të…