Kërcënohet zëdhënësi i PDK-së

15 prill 2024 | 11:29

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka bërë me dije se një person e ka kërcënuar me jetë në rrjete sociale.

Ai ka thënë se ky kërcënim i ka ardhur pas kritikave që ka artikuluar në lidhje me përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare/presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

“Miq nuk ju kam treguar asnjëherë, aq më pak familjes time – ofendimet, sharjet dhe kërcënimet kundër meje janë pjesë e punës si zëdhënës i PDK-së. E di kanë edhe të tjerët – kundër meje janë të shumta sepse jam në vijë të frontit politik opozitar, ato janë të shpeshta të vrazhda e degjeneruese, por për këta që më shajnë e kërcënojnë e kam një lajm: unë nuk ndalem Që njëri prej tyre veç pse e kritikova Kurtin për involvim në zgjedhjet në Maqedoni”, ka shkruar Abdullahu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajsel Grezda, e ka konfirmuar për herë të parë ndarjen…