Kërkesa e serbëve për shkarkimin e kryetarëve në veri, Elezi: Të adresohet tek kryesuesit e kuvendeve komunale

06 dhjetor 2023 | 16:47

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi është deklaruar në lidhje me kërkesën e serbëve të Kosovës për shkarkimin e kryetarëve të veriut, e cila është dorëzuar të martën në KQZ.

Elezi ka bërë me dije për “Epokën e re” se kanë udhëzuar që kërkesa e serbëve të adresohet tek kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat respektive (Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok).

“Mund t’iu konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent.”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kampin bazë ku do…