Kërkojnë pikë të reja olimpike

12 korrik 2019 | 10:53

Kampionët e xhudos së Kosovës do ta vazhdojnë rrugën drejt normës olimpike “Tokio 2020”, duke marrë pjesë në Grand Prixin e Budapestit, që mbahet prej sot (e premte) e deri të dielën.

Të tre medalistët në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, Majlinda Kelmendi (e artë), Nora Gjakova (e argjendtë), Loriana Kuka (e bronztë), si dhe Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do t’i kërkojnë medaljet e reja.

Sot në gara do të jenë Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësitet policore të stacionit qendra në Prishtinë, sot rreth orës…