Këshilla e Eto’s që ia ndryshoi karrierën Messit

30 janar 2023 | 11:27

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, ka zbuluar se Lionel Messi e falënderoi atë për një këshillë që ia ndryshoi karrierën në “Camp Nou”.

Dyshja luajtën së bashku në gjigantët e La Ligas për gjashtë vjet midis debutimit të argjentinasit në 2003 dhe largimit të kamerunasit në 2009 për Interin. Dhe ndërsa shumë veta e këshilluan Messin, Eto’o ka zbuluar se ish-shoku i tij i skuadrës ndihej borxhli ndaj këshillave të tij vendimtare.

41-vjeçari ka thënë për DAZN: “Messi më rrëfeu se, falë këshillave të mia, të cilat nuk do ta zbuloj, karriera e tij kishte ndryshuar. Një ditë ai tha: ‘Falë Samuelit, karriera ime ndryshoi’. Ai duhej të rregullonte dy ose tre gjëra, por gjithmonë ka pasur talent”.

Dyshja shijoi një periudhë jashtëzakonisht të suksesshme si shokë skuadre përpara largimit të Eto’o në 2009 nga Camp Nou

“Jam krenar dhe i lumtur të shoh se ai ka shkruar histori që ende nuk ka përfunduar dhe do të jetë shumë e vështirë të mposhtet atë që ka bërë”, vazhdoi ai.

Eto’o pranoi se të gjithë yjet e ekipit të parë të Frank Rijkaard e dinin se Messi do të ishte i veçantë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraja ndryshon të gjithë. Fotot e 20-vjeçares Georgina Rodriguez tronditën…