Këshilla e Vettelit për mbrojtën nga koronavirusi

28 mars 2020 | 22:24

Ylli i Formula 1, nga skuadra e Ferrari, Sebastian Vettel, ka thënë disa fjalë lidhur me koronavirusin. Covid19, virusi që po përhapet me shpejtësi të madhe, ka bërë që edhe gara të Formula 1 të shtyhen.

Lidhur me situatën është pyetur edhe piloti i Ferrari, i cili ka thënë se nuk ka këshilla eksperti, por gjithsesi ka thënë disa fjalë.

“Nuk mendoj se kam ndonjë këshillë të duhur mbi atë që po përjetojmë. Mund vetëm të them se ne duhet të marrim seriozisht kujdesin për ne dhe të tjerët” ka thënë Vettel.

“Mbi të gjitha, mbani distancën sociale dhe pastroni duart”, ka shtuar piloti i Ferrari. Vettel po qëndron në vet-izolim dhe është në formë të mirë, duke kryer edhe disa stërvitje, aq sa mundet në ambientin që ka në dispozicion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë, përmes një kumtese për media sqaron arsyet…