Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e përkrah marrëveshjen me LV-në

02 shkurt 2020 | 13:43

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka votuar sot marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizje Vetëvendosje, e cila është nënshkruar sot në mëngjes.

Para anëtarëve të organit më të lartë të LDK-së, lideri i kësaj partie, Isa Mustafa ka prezantuar marrëveshjen e arritur, duke u shprehur i bindur se ajo do të jetë në të mirë të vendit.

Ai ka thënë se rritja e numrit të ministrive nga 12 në 15 është rritur me kërkesën e kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit. “Jemi munduar që ndarja të bëhet në mënyrë të kombinuar me qëllim që ta ndajmë përgjegjësinë baras edhe në ekonomi edhe në çështjet ligjore. Është e vërtetë që kemi biseduar gjatë me Vetëvendosjen, por është hera e parë që kemi diskutuar kaq seriozisht”, ka thënë Mustafa.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e…