Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre

27 gusht 2019 | 11:48

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i ka dhënë mbështetje kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre.

Në favor të kandidaturës së Osmanit kanë votuar të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që ta mbështetin Osmanin edhe gjatë fushatës elektorale.

“Kjo duartrokitje është unanime për Osmanin për kandidate për kryeministre të Kosovës dhe kërkoj nga ju ta përkrahni maksimalisht edhe në fushatë. Këshilli i përgjithshëm i LDK-së në mënyrë unanime pa asnjë votë kundër e voton znj. Osmanin për kryeministre të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i…