Këshilltari i Haradinajt: Jam pro hetimit të listave të veteranëve

18 gusht 2018 | 21:09

Këshilltari i kryeministrit, njëherësh shef i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se është pro verifikimit të statusit të veteranëve. 

Por njëkohësisht kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të formojë një komision për verifikimin edhe të atyre që kanë pasur mundësi ta financojnë luftën në çfarëdo forme.

Ja postimi i tij i plotë:

Jam pro hetimeve për të gjetur ata që pa meritë kanë fituar statusin e veteranit. 

Por, kërkoj që Prokuroria e Shtetit të formojë një komision hetimor që do verifikojë dhe hetojë ata që kishin mundësi të ndihmojnë Luftën Çlirimtare (si ushtar, si financues apo në çfarëdo forme); por që nuk e dhanë asnjë kontribut për çlirimin e vendit të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali e ka regjistruar humbjen e dytë në Premier Ligë,…