Kështu pritet të jetë moti nesër dhe pasnesër

04 maj 2021 | 14:15

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

Ndërsa të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngatërresë në sistemin e xhamisë ua ka prishur agjërimin…