Kështu transportohen drutë e vjedhura në Suharekë

15 shtator 2018 | 23:22

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes rrjetit social “Facebook” ka njoftur se është konfiskuar një sasi e madhe e drunjëve të prerë ilegalisht në pyjet e Dollocit.

Ja postimi i tij i plotë:

Sapo jam njoftuar sonte nga Policia e Suharekës se janë konfiskuar një sasi e mirë e drunjëve të prerë ilegalisht tek pjesa e Dollocit duke i dëmtuar pyjet. 

Kështu transportohen drutë e vjedhura në Suharekë

Ne do të përcjellim çdo hap dhe do të mundohemi ta ruajmë vendin tonë.

Të hënën i kam ftuar në takim të gjitha institucionet e drejtësisë dhe rendit për tu organizuar se si luftojmë këtë dukuri e cila po i shkatërron pyjet tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri të ditur se 30…