Këta futbollistë e duan largimin e Kovaqit nga Bayerni

05 nëntor 2018 | 19:50

Një grup i lojtarëve me më përvojë në Bayern Munich janë shumë të palumtur me trajnerin Niko Kovaq dhe janë duke bërë një pakt për ta shkarkuar atë, raportojnë mediat gjermane.

Mats Hummels, Franck Ribery, Thomas Muller dhe Arjen Robben, e kanë humbur besimin në Niko Kovaqin dhe janë duke bërë presion për ta shkarkuar.

Pas një fillimi të mirë në sezonin e ri në Bundesligë, forma e Bayernit pësoi rënie të madhe në fund të shtatorit dhe që prej atëherë skuadra është duke performuar nën nivelin e saj.
Katër lojtarët me më përvojë në skuadër janë të palumtur me Kovaqin dhe momentalisht nuk janë duke vepruar dhe nuk po tregojnë motivim për ta ndryshuar situatën aktuale, në mënyrë që trajneri të shkarkohet.

Ata janë ta pakënaqur me politikën e Kovaqit për të bërë rotacione, derisa Robben është shumë i palumtur për shkak se zëvendësohet shumë shpesh. Anësori holandez është zëvendësuar tetë herë në 13 ndeshje që i ka luajtur deri tani këtë sezon.

Përveç kësaj, katër yjet e lartpërmendura nuk janë të bindura me taktikat e Kovacit dhe këmbëngulësin e tij për të luajtur me sistem 4-1-2-2-1.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi i shoqëruar nga nënkrytari, Bakir…