Këta janë dy personat nga Rahoveci që humbën jetën mbrëmë në Orllat
Në aksidentin e mbrëmshëm në Arllat të Drenasit mbetën të vdekur dy persona, Besim Hoxha, 43-vjeçar dhe Milaim Tara, 46-vjeçar.
Viktimat nga Rahoveci ishin ndalur në shiritin emergjent me kamionetën e tyre, ku kishin të ngarkuar rrush dhe në atë çast vjen një kamion me ngjyrë të bardhë dhe e godet kamionetën.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi, ka dhënë hollësi të tjera nga ky aksident.
“Më datë 07.09.2020, rreth orës 20:00, në fshatin Orllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë – Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha Rexhepi.



