Këta janë dy vëllezërit Osmani që dyshohen për plagosjen e 40-vjeçarit në Vushtrri

20 shkurt 2024 | 21:43

Sot u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në mesditë në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, të cilët tashmë ndodhen në masën e ndalimit policor.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë vëllezërit Bashkim dhe Isa Osmani, 37 dhe 45-vjeçar.

Vëllezërit Osmani janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i gjithë sherri ka ndodhur pas një konflikti për punimin e një toke, e cila është në pronësinë e një personi të tretë, e që situata më pas eskaloi në përleshje fizike ku u përdor edhe arma e zjarrit.

Viktima, që është një 40-vjeçar, është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Vushtrrisë, ku i është ofruar ndihma e parë mjekësore e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Po ashtu ndihmë mjekësore kanë marrë edhe vetë i dyshuari, Isa Osmani dhe një dëshmitar që ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin kritik.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Lëndim trupor’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari i 46-të në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare…