Këta janë sportistët më të mirë të vitit 2022 në Gjakovë

21 mars 2023 | 20:09

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës e ka publikuar sot listën e sportistëve më të dalluar të vitit 2022.

Adea Roka, drejtoreshë në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport ishte mirënjohëse drejt të gjithë sportistëve që kontribuuan me sukseset e tyre të vazhdueshme.

“Ju falënderoj të gjithëve për kontributin tuaj në fushën e sportit sepse suksesi juaj është edhe i joni. Si institucion do të vazhdojmë të punojmë edhe më tutje për rregullimin e infrastrukturës sportive. Ju uroj shumë suksese”, tha Roka.

Mirënjohje u nda për Stacionin Policor në Gjakovë dhe QKMF-Emergjencat për kontributin e tyre të dhënë në sport.

Punëtori sportiv i vitit u zgjodh Pal Syla, kurse pedagogët më të dalluar ishin Gazmir Pozhegu dhe Shpresa Berisha-Haxhiu.

Veteranët sportiv të vitit ishin Agron Muqaku, Lulëzim Nagavci dhe Gongje Xhiha.

Ndërkaq, më poshtë i gjeni shpresat e sportit, ekipin dhe trajnerin më të suksesshëm, laureatët më të dalluar dhe laureatin e vitit 2022 në Komunën e Gjakovës.

Shpresat e sportit:

Reina Selmanaj – K.T. “Sporek”
Morihei Duraku – K.T. ”Gjakova”
Rrona Zherka – K.H.”Vëllaznimi” – F
Hygber Hajdaraj – K.B.”Sport Center”
Enes Kurhasku – Muay Thai “Gjakova”
Orgesa Gola – K.H. ”Shqiponja”
Eden Lota – K.T. “Hot Shot”

Ekipi më i suksesshëm:

KH “Shqiponja”

Trajneri më i suksesshëm:
Leonard Hoxha – KB: “Sport Center”

Laureatët më të dalluar:

Alba Kastrati – KFF “Jakova”
Erald Boshnjaku – KV “VËLLAZNIMI”-m

Viola Tanushi – Basketbolliste KB Vëllaznimi
Baton Haxhiu – Badminton

Mark Pjetraj – Klubi Sportiv për persona të verbër L3Gjakova
Edona Radoniqi – KH “Vëllaznimi”

Larisa Ferizaj – Hendbolliste KH Shqiponja
Klea Kastrati – Shahiste K.SH”Vëllaznimi” – f
Shkelzen Goqi – Kërcyesit e Urës

Domenik Ndrecaj – Muay Thai

Tirron Mamusha – Atletikë

Laureati i vitit 2022 në Komunën e Gjakovës u shpall Taulant Jakupi – KB “Sport Center”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot kryesinë e…