Këta janë tre të dyshuarit për grabitjen në pompën ‘Shell’ në Prishtinë

06 shkurt 2024 | 22:49

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës sot, pasi dyshohet se janë përfshirë në një grabitje në pompën e derivateve ‘Shell’ në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë:

  • Valdrin Krivaqa 21-vjeçar
  • Diar Kurti 23-vjeçar
  • Ruzhdi Hasani 24-vjeçar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i tha Sinjalit se të dyshuarit me forcë kanë marrë një shumë parash dhe disa pako me cigare.

Tre të rinjtë, pas veprimeve hetimore të organeve të rendit, janë arrestuar nga Policia dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

“Rasti ka ndodhë me datën 05.02.2024, në një pompë derivatesh, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku personat e dyshuar me forcë kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare.

Puna e hetuesve policor,  është finalizuar sot ku pas marrjes së disa veprimeve intenzive hetimore dhe operative,  kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar”, tha Borovci.

Të dyshuarit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK), ka qëndruar takime…