Këto figura publike po marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së Bill Clintonit

03 korrik 2023 | 19:55

Ish-Prsidenti i SHBA-së Bill Clinton është pritur me ceremoni të veçantë nga Kryeministri i vendit Edi Rama.

Pasi u kënduan himnet e dy shteteve, Clinton u takua me ish-Presidentët e Shqipërisë dhe kabinetin qeveritar.

Në këtë aktivitet mirënjohjeje për Clintonin që njihet për kontributin e tij të madh ndaj popullit shqiptar, po marrin pjesë figura shumë të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në Bulevard është mbledhur një numër i madh qytetarësh, si dhe nuk kanë munguar as figurat e njohura politike.

Para kryeministrisë janë pikasur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-Presidentët Alfred Moisiu e Bamir Topi, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Ndër figurat e tjera politike kanë marrë pjesë edhe Gramoz Ruçi, Agron Duka, Agron Gjekmarkaj, Taulant Balla dhe Fatmir Mediu ndër të tjerë.

Po ashtu prezentë kanë qenë edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend, por nuk kanë munguar as figura të njohura publike, mes tyre edhe Princ Leka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka cituar presidentin e 42-të të SHBA-ve,…