Këto janë rezultatet e tri ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll

23 tetor 2022 | 15:02

Kanë përfunduar tri përballjet përmbyllëse të xhiros së 13-të në elitën e futbollit të Kosovës.

Ballkani nuk ka marrë më shumë se një pikë në duelin kundër Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, duke barazuar 1:1.

Me rezultat identik të njëjtë ka përfunduar ndeshja tjetër në Mitrovicë mes Trepçës ‘89 dhe Gjilanit.

“Kuqebardhët” avancuan të parët me golin e Baton Zabërgjës në minutën e 41-të.

Christian Mba ka realizuar për 89-shin për t’i barazuar shifrat dhe njëherit vendosi epilogun përfundimtar të përballjes.

Nga një pikë kanë arkëtuar edhe Drenica dhe Malisheva që barazuan 0:0 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland është padyshim një nga sulmuesit më të mirë…