KF Drenica dhe trajneri Devolli, në disiplinore

23 shkurt 2021 | 17:25

Komisioni i Garave i Federatës i Futbollit të Kosovës (FFK) ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj skuadrës së Drenicës dhe trajnerëve Bledar Devolli dhe Skënder Mustafa.

Pas ndeshjes me Besën, Devolli kishte tentuar të përleshet me zyrtarët dhe futbollistët e klubit pejan. Ndërkaq, Drenica mund të dënohet për lëshim në organizimin e ndeshjes ndaj Besës.

Ndërsa ndihmëstrajneri Mustafa mund të dënohet pasi e ka kapur për fyti lojtarin e Besës, Agon Xhaka.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Mustafa Pabarazia e lartë shoqërore, fatkeqësisht, ka histori më…