KFOR-i italian ofron mbështetje për komunën e Malishevës

15 janar 2019 | 13:37

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, dhe drejtori Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, kanë pritur të martën në një takim, përfaqësuesit e njësisë së LMT-së të KFOR-it italian, me të cilët kanë biseduar për planifikimet e kësaj njësie për të bashkëpunuar me komunën, në disa fusha me interes të ndërsjellë.

Berisha ka falënderuar KFOR-in për këtë bashkëpunim dhe është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar në fushat në të cilat LMT-ja është e gatshme të ofrojë disa nga shërbimet dhe praktikat e saj.

Sipas zyrtarëve të LMT-së, ata janë të gatshëm të ofrojnë disa lloje të kurseve, të cilat planifikojnë të bëjnë në vijim, duke filluar me një kurs në fushën e gastronomisë, pastaj kurs për dhënien e ndihmës së parë, kryesisht në shkolla, kurs për krijimin e një skuadre për dezinsektim, dezinfektim dhe derratizim, si dhe një kurs për sigurinë në punë. Po ashtu LMT-ja ka shprehur interesimin edhe për ndihmë në fushën e shëndetësisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi që deri tash ishte pjesë e Superligës, Liridon Kukaj…