KGJK kërkon anulimin e vendimit të Qeverisë për pagat, merret vendim për reduktim të punës në gjykata

23 nëntor 2022 | 18:10

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulojë vendimin e Qeverisë, me të cilin iu ulen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në një konferencë për medie, Zogaj tha se kanë marrë vendim me të cilin puna e gjykatave reduktohet dhe do të punohet vetëm me shërbime esenciale, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Vendimi në fjalë hyn në fuqi sot, ndërsa Zogaj tha se Këshilli nuk do të tërhiqet nga ky vendim deri në ndryshim të vendimit nga Qeveria.

KGJK vlerëson se vendimi i Qeverisë është interferim në punën e gjyqësorit.

“Ne jemi gardianë në mbrojtje të gjyqësorit”, tha Zogaj.

Këtë vendim, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK),e mori pas mbledhjes së jashtëzakonshme që e ka mbajtur sot pas vendimit të Qeverisë, me të cilin gjykatësve dhe prokurorëve iu ulen pagat.

Ndryshe, sot në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti mori vendim me të cilin, pagat në sistemin e drejtësisë u kthyen siç ishin para vendimit të marrë në vitin 2017, nga Qeveria Haradinaj.

“Kushti i paraparë për përjashtim të këtij ligji është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese me ligjin e atëhershëm për paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante”, ka thënë Kurti.

Pas miratimit të Projektligjit për Pagat, Kryeministri Kurti, tha se ky projektligj krijon sistem të unifikuar të pagave.

“Propozimi i sotëm i kushton rëndësi të madhe kualifikimeve. Askush nuk mund të paguhet më shumë sesa pesëfishi u pagës më të ulët në administratën tonë”,  ka thënë Kurti.

Shoqëria civile ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht ta anulojnë vendimin e sotëm për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. /BetimipërDrejtësi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jude Bellingham ishte tashmë lojtari më i vlefshëm i Kupës…