Khedira deri në 2021-n te Juve

12 shtator 2018 | 13:39

Juventusi ka njoftuar se mesfushori Sami Khedira e ka rinovuar kontratën me “Zonjën e Vjetër”, deri në vitin 2021.

Në 113 ndeshje me Juventusin, Khedira ka shënuar edhe 20 gola, si dhe ka fituar tre tituj kampion, e tre trofe të Kupës së Italisë.

“Që nga ardhja e tij në 2015, Khedira ka demonstruar gjithmonë klas, teknikë, karizëm e eksperiencë në mesfushën e Juves. Ai është përmirësuar çdo sezon e më shumë, dhe nuk është çudi që tek Juventusi është mesfushori që ka luajtur më shumë në tre sezonet e fundit”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron sot për vizitë…