Kiara Tito pendohet për rifutjen në BBVA: Çdo veprim që bëj shihet me ‘llupë’ tani, ta kisha ditur nuk do kisha hyrë fare

10 prill 2023 | 15:29

Banorët e Big Brother VIP Albania kanë realizuar sërish ‘Top Albania Radio’ brenda shtëpisë së famshme.

Të ftuar në panelin e Efi Dhedhes dhe Kiara Titos kanë qenë: Elvis Pupa dhe Luiz Ejlli.

Konkurrentët në fjalë kanë biseduar për lojën brenda kësaj kohe, rifutjen e banorëve të eliminuar si dhe për finalen.

Teksa po fliste me Kiarën dhe Efin, artisti shkodran në një moment iu drejtua vajzave nëse kritikat nga jashtë kanë ardhur për t’i rregulluar këtu.

Ai po ashtu shikoi nga Kiara duke e pyetur nëse edhe për këtë e ka bashkuar krevatin me të, meqë nuk kishte dëshirë më herët.
Ato reaguan menjëherë duke thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se tani do të komentohen për çdo gjë.

“Çdo veprim që unë do bëj do shihet me llupë tani. Ta kisha ditur nuk do kisha hyrë fare”, theksoi Tito.

Diskutimet vijnë pasi opinionistët hodhën dyshime se vajzat u afruan më shumë kur panë popullaritetin e Luizit nga jashtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ferat…