Kica-Xhelili për qeverinë: Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat e DASh-it është e pakuptimtë

01 nëntor 2022 | 12:10

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, në lidhje me qëndrimet karshi kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Sipas Kica-Xhelilit, qetësia me të cilën po i pranojnë kritikat nga Departamenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë, e njëjtë heshtja lidhur me to.

“Një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi shkojnë në zyrën e Vuçiqit. Ku është diplomacia dhe lobimi i institucioneve tona? Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat nga Departamenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë. E njëjtë heshtja lidhur me to. Kur Blinken përmendi njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, ky togfjalësh përmendej gati në çdo fjalim politik, gati në tentativë të legjitimimit të miqësisë. Por kur sot shprehet zhgënjim me qasjen tonë, ajo që bëhet euforike është heshtja, por me çfarë kosto? Në këmbim të çkaje? Letrave qortuese pa efekt praktik me kosto të lëndimit të raportit me aleatët tonë kyç?”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci,…