Kidnapimi i policëve, Rama: KFOR-i do ta dorëzojë dosjen në NATO

16 qershor 2023 | 11:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për medie homologun hungarez, Viktor Orban është pyetur në lidhje me përpjekjet që po bëhen për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe.

Rama ka thënë se KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike lidhur me rrëmbimin e tyre, por do ta dorëzojë dosjen në NATO.

Rama ka thënë se është duke përdorur çdo urë komunikimi për lirimin e tyre.

“Është imediate që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu e janë gjendur atje për të cilat KFOR-i nuk do të japë konkluzion publike, por do të dorëzojë dosjen ne NATO. Është e qartë që në të gjitha rastet të tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse do të supozonim që kanë shkelur kufirin, kjo ka vetëm një përgjigje: kthimin e tyre në shtëpi. Ne  jemi fokusuar që nga momenti i parë për ta bërë këtë të mundur”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpërndarë një karikaturë, e…