Kidnapimi i tre policëve, Haxhiu: Për këto provokime të Serbisë duhet të përgjigjet edhe faktori ndërkombëtar

14 qershor 2023 | 17:04

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kidnapimin e tre policëve të Kosovës e ka quajtur provokim të Serbisë dhe për këtë ka thënë se edhe faktori ndërkombëtar duhet të përgjigjet.

“Serbia kriminale ka rrëmbyer tre pjesëtarë të policisë së Republikës së Kosovës në Leposaviq. Për provokime si këto, të organizuara nga Serbia me qëllim të destabilizimit të situatës në veri, duhet të përgjigjet edhe faktori ndërkombëtar”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Haxhiu ka thënë se “zyrtarët policorë duhet të lirohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe veprime të tilla agresive duhet të ndalojnë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia…