Kim Jong s’i zë besë Putin, momenti i sikletshëm me karrigen para takimit në Rusi

15 shtator 2023 | 19:02

Miqësia e mirë që tregojnë në publik, nuk do të thotë se medoemos Kim Jong Un dhe Vladimir Putin i besojnë njëri-tjetrit.

Të paktën këtë tregon një video e bërë virale, e cila tregon agjentët e sigurisë së liderit të Koresë së Veriut, që ekzaminojnë në detaje karrigen në të cilën ai do të ulej gjatë takimit me kreun e Kremlinit.

Sigurimi i Kim është parë duke kryer kontrolle rigoroze në karrigen e tij, përpara samitit të tyre të shumëpritur në kozmodromin Vostochny.

Fillimisht, në video shihet një burrë me doreza të bardha dhe kostum të errët që fshin karrigen e zezë me një leckë të bardhë përpara se të dy liderët të ulen për takimin, i cili zgjati më shumë se 4 orë në qendrën hapësinore të Rusisë në Lindjen e Largët.

Agjenti pastron tërësisht karrigen, pjesën e pasme të saj dhe mbështetëset e krahëve, ndërsa në ndihmë i vijnë edhe dy zyrtarë të tjerë të Koresë së Veriut, të cilët qëndrojnë pas tij me më shumë pajisje pastrimi nëse do të nevojiteshin.

Pasi u siguruan se karrigia ishte e pastër nga çdo pajisje përgjimi apo lëndë kimike të mundshme, një zyrtar i dytë – i veshur në mënyrë identike me të parin – testoi nëse karrigia ishte e fortë për të përballuar peshën e liderit të tij suprem, që është mbi 130 kg.

https://x.com/TeddyBearTate/status/1702405647432601846?s=20

https://x.com/TeddyBearTate/status/1702405647432601846?s=20

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lenditë Salihu shpall të pavlefshme dëftesën e klasave X, XI,…