Kim Kardashiani pagëzon fëmijët në Armeni

09 tetor 2019 | 11:21

Ylli amerikan i reality shout, Kim Kardashian, ka pagëzuar fëmijët e vet gjatë një vizite në vendin e origjinës së vet, Armeni. Kardashiani kishte veshur një fustan të ngushtë bezhë dhe është ndalur për të bërë foto me fansat lokalë.

Pagëzimi është mbajtur në Holy Echmiadzin, katedralja më e madhe e vendit kaukaz. Kourtny Kardashian ka qenë në krah të saj, ndërkohë që ka munguar reperi Kanye West.

Vizita është e para në vend që nga viti 2015. Paraardhësit armenianë të Kardashianit, nga ana e të atit, kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë Kimi nuk humbet rastin ta përmendë apo vizitojë vendin e origjinës.

Armenia ka qenë vendi i parë në botë që ka pranuar krishterimin si një besim zyrtar fetar në shekullin e katërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka dëbuar një grup tjetër të azilkërkuesve nga Afganistani,…