Kim viziton AKK-në, thotë se luftimi i korrupsionit është sfidë

19 shkurt 2019 | 18:07

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, ka pritur të martën në takim këshilltarin e lartë politik nga Zyra për Politika Kundër-korrupsion, Qeverisje të mirë dhe ndërtim të paqes nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), Zyra Qendrore në Nju Jork, Euywhan Kim.

Havolli ka bashkëbiseduar me Kim për punën e mandatin dhe kompetencat e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe për ndryshimet legjislative në drejtim të parandalimit dhe luftimit sa më efikas të korrupsionit në Kosovë.

Po ashtu, Kim është njoftuar për metodologjinë e vlerësimit të legjislacionit që Agjencia Kundër Korrupsionit ka punuar konform përvojës së pranuar nga vizita studimore në Komisionin Kundër-Korrupsion dhe të Drejta Civile të Republikës së Koresë së Jugut.

Kim në anën tjetër ka theksuar se parandalimi dhe luftimi i korrupsionit është sfidë për të gjitha vendet e botës.

Ai është shprehur i kënaqur me punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë dhe me rezultatet e arritura konform mandatit dhe kapaciteteve administrative që ka ky institucion.

Kim vuri në theks përparësitë e implementimit të masave preventive në përpjekjet e përbashkëta për luftimin e korrupsionit. Sipas tij, vlerësimi i legjislacionit, vlerësimi i integritetit të zyrtarëve, vlerësimi i integritetit institucional dhe individual, si dhe vlerësimi i riskut nga korrupsionit, janë disa nga mjetet efikase të parandalimit të korrupsionit.

Kim dhe Havolli u zotuan për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Ndërkaq më 20 shkurt Kim do të trajnojë zyrtarët e institucioneve të Republikës së Kosovë në hartimin e politikave dhe zbatimin e masave parandaluese kundër korrupsion.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marr vendim të martën për rritjen…