Kjaer: Zapata është lojtar i mirë, por u mundova të bëja sa më mirë detyrën time

04 tetor 2021 | 12:00

Dje u rikthye në fushë pas dëmtimit me Liverpoolin, por bëri një paraqitje të mirë. Fjala wshtw për Simon Kjaerin.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme për klubin dhe tifozët. Atalanta është një rival që të krijon probleme, por jemi mirë e kemi besim në cilësitë e grupit tonë. Personalisht u ndjeva mirë, përndryshe nuk do të kisha luajtur. Zapata është një kundërshtar i vështirë të cilin e njoh mirë, megjithatë u mundova të bëja sa më mirë detyrën time”.

Fitorja në Bergamo nuk e heq nga kujtesa e kuqezinjve humbjen me Atleticon. Lidhur me këtë temë, danezi u shpreh: “Ndaj Atleticos bëmë një ndeshje fantastike, sidomos në 30 minutat e para. Janë episode të vogla, si ai i kartonëve, që ndikojnë, por sidoqoftë jam i mendimit se jemi në rrugën e duhur të cilën kemi thuajse dy vjet që e ndjekim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Letrat e Pandorës" është investigimi më i ri i mbi…